E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard e shkeli djalin e multi milionerit!

Kanë dalur në shesh detaje për djaloshin i cili u bë "hit" në Angli pas një incidenti me yllin e Chelseat, Eden Hazard. Djaloshi uellsian është i biri i njërit nga personave më të pasur në Uells, multimilionerit Martin Morgan.

Madje biznesmeni uellsian është anëtar i bordit të Swnseas, duke ndikuar që djali i tij të jetë si "ballboy" te Swansea.

Djaloshi uellsian nuk njihet në shoqëri për sjellje të mira duke qenë disa herë i njohur për postimet e tij jo të hijshme në "Twitter".

Ai kishte postuar dje në profilin e tij një shishe të thyer të shampanjës dhe një bastore të grisur të cilin e ka humbur./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›