Ja transferi i ri i Milanit

Milan sot ka arritur marrëveshjen për blerjen e mbrojtësit italian, Christian Zaccardo. Lajmi është konfirmuar para pak minutash nga agjenti i tij,
Alessandro Moggi i cili tha se ai tani është lojtar i Milanit. Milani për blerjen e Zaccardos thuhet se ka futur në pazar mbrojtësin Mesbah ndërsa i ka ofruar Parmës edhe një shumë të të hollave.
Zaccardo është mbrojtës 31 vjeçar ndërsa ka luajtur më parë te Bologna, Palermo, ëolfsburg e Parma./Indeksonline/