Benitez e gjenë skuadrën e re

Rafael Benitez do të rikthehet përsëri në futbollin italian. Trajneri i famshëm spanjoll është pajtuar që të drejtoj skuadrën e Napolit.
Sipas mediave italiane, agjenti i Benitez sot ka arritur marrëveshjen me Napolin, edhe pse vetë trajneri gjindet në SHBA me skuadrën e Chelseat.
Benitez thuhet se pas rikthimit nga SHBA do të kthehet në Itali ku do të firmosë kontratën me Napolin. Benitez para pak vitesh ishte trajner i Interit ku nuk arriti rezultate të mira./Indeksonline/