E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Chelsea-Man.City, bëhen bamirës në SHBA

Chelsea dhe Manchester City do të luajnë sot një ndeshje miqësore në SHBA. Skuadrat që përfunduan në pozitat dy dhe tre në Premierligë, do të luajnë nga ora 2 e 30 me kohën tonë lokale në SHBA.

Ndeshja thuhet se ka zgjuar interesim të madh nga vendasit duke u shitur shumë bileta për të parë këtë sfidë.

Dy skuadrat angleze kanë marrë vendim që nga secila biletë të ndajnë përqindje për familjet e viktimave nga tragjedia në Oklahoma.
Kjo sfidë pritet të jetë e fundit për trajnerin e Chelseat Rafael Benitez./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›