E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Nuk mjafton vetëm Norvegjia!

largea_lorik-cana-11347140019Nga Driton LATIFI

Kapiteni i kombëtares shqiptare flet për portalin sporti1.com në lidhje me ecurinë e kombëtares dhe shanset për kualifikim në botëror.

Lorik Cana, simboli i kombëtares së Shqipërisë në futboll do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të kuqezinjve me Norvegjinë me 7 qershor në Tiranë. Në një bisedë ekskluzive për portalin sporti1.com, ai ka folur për ekipin e Lazios dhe kombëtaren shqiptare.

Kemi pesë ndeshje dhe të gjitha janë vendimtare për ne. Kemi tri ndeshje si mysafirë,- tha Cana në fillim të bisedës. Ai veç ndeshjes me Norvegjinë, të rëndësishme i sheh edhe dy sfidat e shtatorit. Pas ndeshjes me Norvegjinë, kuqezinjtë në shtator i kanë dy ndeshje si mysafirë, kundër Sllovenisë më datë 6, dhe ndaj Islandës më 10 shtator.

Duhet të mbajmë fatin në duart e tona deri në shtator. Pastaj të shohim nëse jemi vërtetë pretendentë, apo jo. Gjithashtu, gjërat varen edhe nga paraqitjet e pretendentëve të tjerë,- shtoi më tej Loriku. Ndër elementët e ri ai vlerëson mesfushorin e Torinos, Migjen Basha.

Kemi përparuar me lojë dhe është duke u krijuar një bazë e lojtarëve. Basha është në nivel superior, ka sjellur një qetësi në mesfushë. Por, pas fitores me Norvegjinë duhet të punojmë akoma më shumë, duhet vazhduar dhe shikuar rrjedhën e ekipit lojë pas loje, tha qendërmbrojtësi Cana. Te Lazio, 29 vjeçari nga roli natyral i mesfushorit është kthyer në qendër të mbrojtjes, një detyrë që në formë sakrifice e ka kryer shumë herë edhe në kombëtare.

Kam luajtur edhe më herët në këtë rol, tani jam ambientuar mirë dhe nuk kam probleme. Shpresoj se do të triumfojmë edhe në Kupën e Italisë që është synim i yni. Lazio përballet me rivalin e përjetshëm, AS Roma në finalen e “tensionit të lartë” më 26 maj. Ai ka luajtur në Francë, Angli, Turqi dhe tani Itali.Secili kampionat ka specifikat e veta, kudo mentaliteti është ndryshe, ndryshe është se kudo tjetër mentaliteti në Itali.

Por, në përgjithësi paraqitja në këto kampionate më ka krijuar eksperiencë dhe më ka bërë të kuptojë specifikat e futbollit nëpër kampionate të ndryshme, – vazhdoi prononcimin e tij kapiteni kuqezi Lorik Cana. Përkundër spekulimeve ai nuk dëshiron të paragjykojë të ardhmen. Spekulime rreth kalimeve përherë ka. Kam kontratë me Lazion dhe dua të respektojë atë, – përfundon Cana për sportalin sporti1.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›