E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadiku: Krenar për Shqipërinë!

Sadiku_899410Edhe mediat suedeze e kanë zbuluar tashmë se Loret Sadiku është shumë afër Shqipërisë.

Ta kisha dokumentacionin gati, ndoshta do të isha pjesë e Shqipërisë ndaj Norvegjisë, përgjigjet Sadiku, para të cilit ka një pengesë, sepse duhet të lejohet nga FIFA për ta bërë këtë transferim, ngaqë ka luajtur më parë me kombëtares suedeze U-21. I pyetur se çfarë do të bënte nëse FIFA e pengon të luajë me Shqipërinë, lojtari me prejardhje nga Kosova shton: Unë nuk e diSuedia ishte deri dje zgjedhja e parë për mua, por tani kjo është larg.

Në një shkrim të saj, gazeta Aftonbladet ndalet në etapat e karrierës së 21-vjecarit dhe trajektoren drejt përfaqësimit të kombëtares së kombit të vet. Ai ka pasur përparim të dukshëm sezonin e kaluar, kur u rekrutua nga Värnamo dhe pastaj shkoi drejt e në njëmbëdhjetëshin bazë të Helsingborgut. Sadiku zuri vendin e tij edhe në ekipin kombëtar U-21 të Suedisë, ndërsa bënte pjesë në lojtarët më të mirë në mbrëmjen Gala, organizuar vjeshtën e kaluar.

Këtë sezon, qendërmbrojtësi, i cili mund të luajë edhe si mesfushor, ka qenë një nga lojtarët më të mirë në vazhdimësi te Helsingborgu. Eksperti Daniel Nannskog e ka quajtur atë si të ardhmen e qendrës së mbrojtjes së ekipit kombëtar suedez. Por tani Sadiku duket se do të zgjedhë të luajë për Shqipërinë. Ne kemi pasur një bisedë me të, ku na la qartë ta kuptonim këtë gjë.

Nuk është e vështirë të zbulosh se Loret Sadiku ka lindur në Kosovë në vitin 1991 dhe erdhi në Suedi tetë muaj më vonë, ndaj prejardhja e tij e bën shumë të afërt transferimin në ekipin kombëtar shqiptar. Ne kemi pasur dialog të rregullt me drejtuesit e kombëtares shqiptare prej një muaji, tha Sadiku, i cili tani është i vjetër për të luajtur në ekipin kombëtar U-21 të Suedisë.

Shqipëria ka bërë një sukses në kualifikueset e Kupës së Botës duke mposhtur Norvegjinë larg fushës së vet në mars. Tani për tani është e dyta në grupin kualifikues. Pyetjes sa interesante është ftesa e Shqipërisë për të, Sadiku iu përgjigj: Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur tashmë procedurat përkatëse për të më dhënë shtetësinë shqiptare.

Unë i kam dorëzuar dokumentat që duhen për të marrë pasaportën shqiptare dhe çdo gjë tjetër që të mund të luaj me kombëtaren e kombit tim. Shqipëria do të përballet me Norvegjinë në shtëpi më 7 qershor. A është e rëndësishme për qendërmbrojtësin e Helsingborgut që të debutojë me shqiponjat qysh në këtë ndeshje kualifikuese?

Ta kisha dokumentacionin gati, ndoshta do të isha pjesë e Shqipërisë ndaj Norvegjisë, përgjigjet Sadiku, para të cilit ka një pengesë, sepse duhet të lejohet nga FIFA për ta bërë këtë transferim, ngaqë ka luajtur më parë me kombëtares suedeze U-21. I pyetur se çfarë do të bënte nëse FIFA e pengon të luajë me Shqipërinë, lojtari me prejardhje nga Kosova shton: Unë nuk e diSuedia ishte deri dje zgjedhja e parë për mua, por tani kjo është larg. Federata Suedeze e Futbollit është e informuar për situatën time.

Kam biseduar me Håkan Ericson (trajneri i kombëtares U-21), kur ai ishte duke ndjekur stërvitjen tonë të dielën,- shton më tej ai.  Gazetari i Aftonbladet e mbyll intervistën e tij duke e pyetur Sadikun: Cila është marrëdhënia juaj me Shqipërinë? Ne jemi një familja shqiptare. Mami dhe Babi po e po, por edhe unë, që kam ardhur shumë i vogël këtu në Suedi. Do të isha krenar nëse do të luajë për kombëtaren e Shqipërisë, të kombit tim, thotë 21-vjeçari

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›