E Diel, 1 Nëntor 2026

Beckham dëmtohet, kirurgu: Rrezikon Botërorin

HELSINKI - Një lëndim i këmbës duket se i ka mbyllur shpresat e yllit të futbollit britanik, David Beckaem, që të paraqitet në pjesën finale të Kupës Botërore në Afrikën e Jugut. Kirurgu i cili do të marrë përsipër operacionin disa orësh në Helsinki të Beckham ka konfirmuar dje në mbrëmje zhirmat se futbollisti mund të mos marrë pjesë në Botërori “Afrikë 2010”. Nga kqyrja që i ka bërë këmbës së sportistit, profesori Sakari Orava, thekson se futbollisti ka patur një këputje e të tendinës në këmbën e majtë, që njihet si tendina e Akilit.

"Anglezi i Milan do të fillojë të luajë vetëm pas 3 muajsh. Për të rimarrë veten plotësisht nga ana fizike, ndoshta dhe një muaj më shumë”, pohoi Orava. Por, nderkohe kampionati botëror në Afrikën e Jugut fillon më 11 qershor.

Bekham u plagos natën e kaluar gjatë ndeshjes me Kievon në San Siro, të cilin Milano e fitoi me rezultat 1:0.

Dejvid Bekham për seleksionin e Anglisë ka luajtur 115 ndeshje dhe ka shpresuar se do të bëhej lojtari i parë anglez, që ka luajtur në katër kampionate botërore të futbollit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›