E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez i bashkon Torresin më Villën?

Rafael Benitez ka në plan krijimin e një dyshe sulmuese spanjolle në skuadrën e Chelseat. Rafa Benitez i ka propozuar Roman Abramovichit blerjen e David Villës në Chelsea.

Benitez mendon se dyshja e dikurshme e përfaqësueses spanjolle, Torres-Villa do të përshtatej shumë mirë pasi që Chelsea ka një mesfushë të hatashme ku sulmuesit mund të kenë shumë topa.

Nëse kjo do të ndodhë, Benitez do të kursej nga shpenzimet Roman Abramovichin pasi që nuk do të lejonte blerjen e Falcaos i cili mund të kushtoj deri në 50 milion euro./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›