E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galliani: Ju tregoj me 2 janar!

Adriano Galliani ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshjen për shitjen e Robinhos te skuadra e Santos apo Flamengo.

Galliani ka biseduar me 2 shefta e skuadrave por që nuk kanë bindur drejtorin italian me ofertat e tyre. Milani thuhet se po kërkon 10 milion euro për shitjen e Robinhos, shumë të cilën nuk e kanë ofruar deri më tani Santos e Flamengo.

Në një intervistë për mediat braziliane, Galliani ka thënë se përgjigjen e fundit për shitjen apo jo të Robinhos, do ta marrin të gjithë me 2 janar./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›