E Shtunë, 31 Tetor 2026

"E kam unë mamin trajner"

Superylli i Liverpoolit, Raheem Sterling ka deklaruar se është nëna e tij ajo që e ka shtyer drejt çdo hapi të suksesit në jetë. Talenti anglez ka thënë se falë nënës së tij ai ka arritur që sivjet të kaloj të gjitha parashikimet.

"Menaxheri im e nxjerrë atë më të mirën nga unë. Por padyshim që rëndësinë më të madhe ka nëna ime. Ajo gjithmonë ka qenë një frymëzuese për mua. Unë e falënderoj atë pasi që ajo gjithmonë me ka shtyer në suksese.

Mamaja më flet për futboll, me flet se çfarë unë duhet të bëjë më mirë. Nëse trajneri në fushë më mëson për taktizime, mamaja gjithmonë më flet se si ta mbajnë kokën poshtë në fushë dhe jashtë saj" deklaroi Sterling./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›