E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez i vetë ofrohet Chelseas

Rafael Benitez e ka ftuar Chelseas që t’ia bëjë një ofertë, të cilën nuk do të mund ta refuzonte.

Ish trajneri i Liverpoolit shihet si favorit për ta marrë pozitën të cilën e mbante deri tash portugezi Andre Villas-Boas.

Trajneri spanjoll nuk ka biseduar ende me pronarin e Blues, Roman Abramovich, por thotë se është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë.

“Si menaxher me eksperiencë në Ligën e Kampionëve, në Spanjë dhe Itali, jam i hapur për ofertat. Sa trajnerë kanë fituar trofe në tri shtete të ndryshme, titullin spanjoll apo edhe Botërorin e klubeve? Unë jam menaxheri i cili po pret të gjejë punë. Më duhet të pres dhe të shoh nëse diçka do të ndodh në të ardhmen”, deklaroi ish trajneri i Interit për tabloidin ‘The Sun’.

“Do më pëlqente të luftoj për trofe. Unë jam i hapur për projekte të tilla dhe më duhet ta analizoj çdo ofertë”, vazhdoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›