E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojtarët e Arisit, në grevë

Greqia është mbushur deri në fyt me borxhe dhe po përballet me krizën më të thellë ekonomike në histori të këtij vendi.

Kjo krizë është ndier edhe në futboll. Në Aris Selanik, lojtarët nuk kanë marrë rroga qe një kohë të gjatë. Koha ishte aq e gjatë, sa që lojtarët kanë vendosur që të futen në grevë.

Fillimisht për 48 orë, ndërsa më pas do të njoftojnë për vendimin e ri. Sidoqoftë, kryesia e klubit ka bërë të ditur se shpreson që të zgjidhet gjithçka në ditët e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›