E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez kthehet në "Anfield Road" me lule

Se Rafael Benitez e ka në zemër ende Liverpoolin dhe se këtë dashuri asgjë nuk e largon, tregon edhe rikthimi i tij si trajner i Chelseat në "Anfield Road".

Trajneri spanjoll është rikthyer në ish stadiumin ku u bë i famshëm, me një buqetë me lule të cilën e solli në përkujtim të viktimave të tragjedisë "Hillsborough".

Benitez la në buqetë edhe një mesazh me porosinë e famshme "You All Never Walk Alone".

Tifozët e Liverpoolit e pritën me duartrokitje rikthimin e ish bosit të tyre duke mbajtur pankarta dashurie për të./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›