E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kotbus i Skelës, barazim në testin e parë

Energi Kotbusi barazoi 2-2 me Alemania Ahen (Bundesliga 2) në turneun ndërkombëtar miqësor që po zhvillohet në Qipro. “Kuq e bardhët” e Bundesligës së parë gjermane patën një dominim të qartë ndaj kundërshtarit. Ivica Iliev dhe zëvendësuesi i Ervin Skelës, Stiven Rivic shënuan dhe golat për Energinë. Skela luajti për 75 minuta, dhe sipas asaj që raporton faqja zyrtare e Kotbusit, bëri një lojë të pëlqyeshme.

Skela u rreshtua në mesfushën ofensive, duke luajtur pas dyshes së sulmit të përbërë nga Jula e Sorensen, duke u shërbyer këtyre të fundit me krosime. Në minutën e 32-të, Skela gjuajti nga 17 metra, por pa mundur të shënojë. Kotbusi do të luajë, më 14 janar me Omonia Nikosian e Klodian Duros.

E Shtune, 10 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›