Benitez nuk do të ikë nga Liverpuli
Menaxheri
Rafa Benitez ka ndërmend të qëndrojë te Liverpuli dhe nëse është e mundur të rinovojë kontratën. Menaxheri i tij shprehet: “Nuk kam marrë asnjë ofertë nga Juventusi, ashtu sikurse edhe nga asnjë klub tjetër. Rafa ka edhe 4 vite kontratë dhe ka ndërmend ta rinovojë: Ai për momentin dëshiron vetëm të takojë klubin për të diskutuar për planet e të ardhmes. Një takim që do të zhvillohet gjatë kësaj jave me presidentin e ri të Liverpulit, Martin Brougton”. Por takimi është shtyrë dy herë deri tani.
#