Van Gal: Murinjo? Provokon. Në krahun tim ishte i urtë
Luis van Gal ndez sfidën me ish-“delfinin” e tij, Zhoze Murinjo, dhe sulmon tekniku portugez për mënyrën e tij të sjelljes, të përkufizuar si “provokuese”, në Kamp Nou me rastin e gjysmëfinaleve të kthimit të Champions League kundër Barcelonës. Pasi ka eliminuar blaugranët, Murinjo ka bërë thuajse gjithçka në fushë duke shkuar të festojë poshtë sektorit të pushtuar nga tifozët e Interit. “Unë nuk do ta kisha bërë, janë fjalët e Van Gal, të sjella nga ‘El Mundo Deportivo’. Nuk do të isha sjellë në një mënyrë kaq provokuese”. Van Gal ka qenë mjeshtri i Murinjo te Barcelona: në atë epokë, tekniko nga Setubali i Portugalisë ishte asistenti i tij. “E kishte marrë punën e tij seriozisht: ishte shumë i përpiktë dhe më sillte analizat e tij në shtëpi”, tregon trajneri aktual i Bajernit, kundërshtarit të Interit në finalen e Champions më 22 maj në Bernabeu. “Në atë kohë ishte shumë i urtë, vazhdon holandezi, duke folur për Murinjon. Ka qenë e bukur të asistojë në evoluimin e tij, ta shikoje të shndërrohej pak nga pak në një personalitet”. Murinjo student i ka dhënë kënaqësi të mëdha: “Analizat e tij ishin të mira. Që atëherë dukej se merrte vesh nga futbolli. E edukoja dhe i shpjegoja se si duhej të bënte punën e tij, sepse unë e shikoj futbollin në një mënyrë të ndryshme nga të gjithë trajnerët e tjerë”, vazhdon ai. Murinjo i sotëm, vëzhgon, është i ndryshëm nga Van Gal: “Ai stërvit për të fituar. Unë jo vetëm për këtë, por edhe për të shprehur një lojë të bukur. Ecuria ime është më e vështirë", përfundon holandezi.
#