Shau zyrtarin e FSHF-së, 500 mijë gjobë Ndreut
është trajneri i Kastriotit dhe supozohet të jetë shembull për lojtarët e tij. Por jo pak herë ai rrëmbehet nga emocionet dhe përfundon në dosjet e Komisionit të Disiplinës, si protagonist i incidenteve të ndryshme. Bëhet fjalë për Ramazan Ndreun, teknikun e krutanëve, i cili nuk ka munguar as në javën e fundit (31-të), ku përveçse ka mundur Teutën me rezultatin 3-0, ka shkaktuar një përplasje me vëzhguesin e FSHF-së, ndaj të cilit nuk kursyer ofendimet dhe sharjet. Por kjo duket se nuk i ka kushtuar pak. Edhe pse ia ka hedhur pezullimit të mundshëm, sipas vendimit të djeshëm të Disiplinës, ai do të duhet të paguajë një gjobe prej 500 mijë lekësh të vjetra. E njëjta masë ndëshkimore ka shkuar edhe zëvendësin e Ndreut, Shaban Dollaku, por për të njëjtën arsye. Vendimet e tjera u dhanë për parregullsitë e tjera të javës në Kategorinë I e II dhe kampionatet e të rinjve.
#