E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez zyrtarizohet të enjten

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka konfirmuar se Rafael Benitez do të jetë trajner i ri i Nerazzurrëve. Por, trajneri spanjoll, deri dje te Liverpool, do ta marrë postin e tij vetëm të enjten.

“Nesër do ta zyrtarizojmë kohën e konferencës për shtyp të prezantimit të tij. Benitez do të arrijë në Itali të enjten. Detajet e fundit të kontratës nuk janë shumë të rëndësishme. Gjithçka është gati për nënshkrimin e kontratës”, ka konfirmuar kreu i kampionit të ri të Evropës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›