E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona do t'i ofrojë marrëveshje të re Pedros


Kampioni i La Liga, raportohet se shpreson t'i ofrojë sulmuesit Pedro Rodriguez një kontratë të re para kësaj fundjave.

Përfshirja e Pedo në ekipin e kombëtares spanjolle për Botërorin 2010 i ka shtyrë drejtuesit e Barcelonës të kërkojnë të nënshkruajnë marrëveshje të re me të.

Sulmuesit do t'i ofrohen kushte të përmirësuara, ndërsa klauzula blerëse e tij do të ngrihet në 90 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›