Cole dhe Ballack zyrtarisht të lirë nga Chelsea
Mesfushorët Joe Cole dhe Michael Ballack edhe zyrtarisht janë lënë të lirë nga Chelsea, shkruajnë mediat angleze.
Dyshja janë shoqëruar nga spekulimet se ata nuk do të jenë më në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm dhe këto spekulime tashmë kanë rezultuar të vërteta me kampionin e ri të Premier Ligës që nuk dëshiron t'u ofrojë marrëveshje të reja atyre, shkruan "The Sun".
Cole ka hedhur poshtë ofertën e bluve së fundi dhe klubi tashmë ka vendosur të tërhiqet nga ndonjë ofertë tjetër, që do të thotë se e ka lënë të lirë lojtarin. Ai është lidhur me një kalim në rivalët e tjerë londinez, Arsenali dhe Tottenhami.
I lënduari Michael Ballack ka dashur vazhdim njëvjeçar të kontratës, por klubi ka refuzuar të plotësojë kërkesat e tij dhe tashmë gjermani do të kërkojë klub të ri.