Bentler: KFOR i përkushtuar për qetësi ndaj qytetarëve
PRISHTINë- KFOR-i mbetet i përkushtuar për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, deklaroi komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler në takimin e lamtumirës me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, para përfundimit të mandatit në fund të këtij muaji.
Gjenerali Bentler, i cili do të ketë takime lamtumire edhe me drejtues të tjerë të vendit, falënderoi Presidentin Sejdiu për bashkëpunimin gjatë periudhës kur ai ishte në krye të trupave të NATO-s në Kosovë.
Zyra e shtypit e Presidentit bën të ditur se Sejdiu foli për bashkëpunimin shumë të mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës me KFOR-in dhe për besimin e madh që populli ka në këtë forcë, e cila për një mandat u udhëhoq nga gjenerali Bentler.
Presidenti Sejdiu theksoi se populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë vizion tjetër përveç synimit këmbëngulës për anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit në institucionet ndërkombëtare dhe një ditë edhe në NATO.
Ai falënderoi për kontributin e madh që po jep KFOR-i në fushën e sigurisë dhe sidomos në trajnimin dhe përgatitjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila po përgatitet dhe po profesionalizohet sipas standardeve të NATO-s.
Presidenti Sejdiu tha se KFOR-i ka bërë dhe po bën një punë shumë të madhe për ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit në Kosovë, duke veçuar kalimin e përgjegjësisë për ruajtjen e monumenteve kulturore nga KFOR-i tek Policia e Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)