E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kompromisi ynë i qartë: Të hapen kutitë

TIRANE- Partia Socialiste vazhdon të këmbëgul në transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 si i vetmi mjet për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme".

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade e quajti “përrallë” deklaratën e Kryeministrit Berisha bërë sot gjatë punimeve të Konferencës së Ambasadorëve se zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ishin të lira.

"PS pret që me nisjen e punimeve të Kuvendit, të fillojë hetimi parlamentar me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Opozita e ka ofruar kompromisin e saj në mbështetje të plotë të ligjit e me vullnet për zgjidhjen e krizës. Sali Berisha duhet të hapë menjëherë kutitë, ose përndryshe, duhet të largohet pa rritur më tej kostot ekonomike e sociale të qëndrimit të tij mbi karrigen e pushtetit të vjedhur", tha Dade nga selia rozë.

Deklaratës së kreut të qeverisë për arritjen e një kompromisi Dade u shpreh se “Opozita e ka ofruar kompromisin e saj në mbështetje të plotë të ligjit e me vullnet për zgjidhjen e krizës. Sipas saj “Sali Berisha duhet të hapë menjëherë kutitë, ose përndryshe duhet të largohet pa rritur më tej kostot ekonomike e sociale të qëndrimit të tij mbi karrigen e pushtetit të vjedhur”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›