Bentler: KFOR-i i gatshëm për çdo sfidë
PRISHTINE- Komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerali Markus Bentler, ka thënë se reduktimet e trupave të KFOR-it vijnë si rezultat i përmirësimit të situatës në Kosovë, ndërsa ka siguruar se KFOR i vazhdon të jetë i përgatitur për t'u përballuar me çdo sfidë që paraqitet. Gjenerali Bentler në një ceremoni që organizohet çdo fillim vit, ku ishin të pranishëm krerë të institucioneve të Kosovës, atyre ndërkombëtare, ka ripërsëritur qëndrimin se KFOR i do të jetë në Kosovë për aq kohë sa është nevoja, duke shtuar se reduktimet e trupave janë rezultat i përmirësimit të gjendjes në fushën e sigurisë në Kosovë. "Viti 2010 do të jetë vit i ndryshimit për KFOR-in. Për një kohë të shkurtër KFOR-i do të zvogëlojë trupat në 10 mijë. Ky zvogëlim i trupave është bërë i mundur pas progresit të madh i cili është arritur në fushën e sigurisë në Kosovë", ka thënë Bentler. Pasi vlerësoi se gjatë 10 vjetëve KFOR i ka ruajtur sigurinë në Kosovë, komandanti Bentler ka garantuar popullin e Kosovës se KFOR i, përkundër reduktimeve, mbetet i gatshëm për t'u përballur me çdo sfidë dhe të ndihmojë institucionet e Kosovës, sidomos Forcën e Sigurisë. "Mesazhi im kryesor për popullin e Kosovës është se KFOR-i do të vazhdojë të jetë një forcë e përgatitur për t'u përballuar me çdo sfidë. KFOR- i do të vazhdojë të përkrah edhe institucionet e Kosovës për të marr më shumë përgjegjësi në fushën e sigurisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim edhe FSK në, kudo që të jetë e mundur. Ne jemi të gatshëm që të transferojmë përgjegjësitë", tha Bentler. (d.b/BalkanWeb)