Itali, 3 shqiptare te denuar per trafik droge
KATANZARO-Ka përfunduar gjykimi për të arestuarit në kuadër të operacionit “Shkodër” i cili solli më pas shkatërrimin e një organizate të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali. Sipas hetuesve trafiku drejtohej nga të dyshuar si esponentë të ndragetës kosentinase. Gjykata e Katanzaros, ka dënuar dje me burg 12 shtetas mes tyre dhe shqiptarë, italianë dhe moldave. Mes shqiptarëve të dënuar, janë Alberto Mesiti, 29 vjec e Elvis Metvelaj, 25 vjec me nga 8 vjet e 4 muaj burg dhe Rodon Rexhepi, 28 vjec i dënuar me 8 vjet burg- shkruajne mediat italiane. Hetimet e drejtuar nga Guardia di Financa për operacionin “Shkodër” nisën në 2005 dhe përfunduan në tetor të 2008. Gjatë operacioneve të policisë u sekuestruan gati 500 kg kokainë, heroinë dhe marijuanë. Sipas medias italiane në këtë trafik merrnin pjesë elemente të kriminalitetit shqiptar, rumun si dhe kalabrez të cilët kontrollin fluksin e lëndëve narkotike. Ata siguronin që asnjë ngarkesë droge e ardhur nga lindja të hynte në tregun kalabrez pa kaluar më parë në Altomonte, në qytezën vogël ku banda kishte krijuar një qendër të vërtetë të mbledhjes dhe përpunimit të drogës që vinte nga Shqipëria. (s.g/BalkanWeb)