E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bentley Gt me lëkurë gjarpri

Një modë luksoze në një makinë luksoze si Bentley Gt. Ky është propozimi që ka bërë një kompani që merret me personifikimet, Dartz Motorz. Jemi mësuar të shohim këpucë dhe çantë me lekurë gjarpri, por jo një makinë të veshur tërësisht.

Dartz ka përdorur për të veshur Bentleyn me lëkurë gjarpri të vërtetë të ardhur nga industria e lëkurës së zvarranikeve. Lëkura nuk mbulon vetëm pjesën e jashtme, por edhe të brendshmen, madje dhe kroskotin, pra një makinë e vërtetë 'snake-car'.

Sa për koston, pronari i kompanisë Leonard Yankelovich deklaroi për 'Daily Neës' se: "Po punojmë në të gjithë botën dhe çmimet i jepen direkt klientëve".

Ndërsa 'Sun' ka treguar një shifër prej 13 mijë dollarësh. Por me 13 mijë dollarë mund të blihet një makine mesatare, kush investon 180 mijë dollarë, nuk ka problem që ta veshe dhe në mënyrë fakultative makinën e vet.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›