E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter fiton derbin e Italisë

Derbi i Italisë, që u zhvillua të shtunën në mbrëmje ishte i tëri nën ethe që në minuta të parë dhe ai i takoi skuadrës Inter të cilët mposhtën kampionin e Italisë, Juventus me rezultat 3-1 .

Një depërtim i Kwadwo Asamoah nga ana e majtë – shumë i dyshimtë për pozitë jashtë loje – bëri që ai të krosoj për Arturo Vidal pa u kryer minuta e parë ku Juventus kalojë në epërsi, 1-0.

10 minutat e parë i takuan Juventusit por Inter arrin të kthehet në lojë dhe të sulmoj pas minutës së 10 ku edhe ju anulua një gol Palacios pasi që ishte në pozitë jashtë loje.

Inter vazhdoi presionin deri 10 minuta para se të përfundoj pjesa e parë. Mirëpo, minutat e fundit i takuan plotësisht Juventusit, ku Giovinco, Vucinic, Pirlo dhe Vidal vazhdimisht sulmonin portën dhe ishte fati ai që ndihmoj portierin Handonovic që nuk pësoi gol.

Pjesa e dytë filloj aty ku kishte mbetur e para, me Juventusin që kërkonte golin e sigurisë dhe vazhdimisht sulmonte portën e Interit.

Mundësia e parë për shënim në pjesën e dytë erdhi në minutën 56, ku Nagatoma goditi por Bufon priti.

Pas kësaj erdhi një penallti për Interin pasi që Milito u pengua brenda zonës së 11 metërshit. Ishte pikërisht El Principe ai që barazoj rezultatin.

Minuta e 59, rezultati 1-1.

Pas golit loja u ringjall dhe të dyja ekipit bënin lojë të hapur. Interi pati edhe disa raste të mira për shënim por pa konkretizim por edhe Juventus nuk rrinte duarkryq.

Skuadra e Juventus u lëshua e tëra në sulm, por rastin më të mirë që të kaloj në epërsi e pati Inter në minutën e 73 të takimit.

Por, goli për ekipin e Interit do të vinte 2 minuta më vonë ku në skenë përsëri doli Diego Milito. Guarin godet fuqishëm, Buffon pret, por topi kthehet tek Milito i cili godet fuqishëm dhe rezultati 1-2, minuta e 75 e takimit.

Minutat në vijim i takuan Juventusit i cili sulmoi vazhdimisht. Në minutën e 86 të takimit Quiguarella goditi fuqishëm më të majtën dhe milimetrat e ndanë Juventusin nga barazimi i rezultatit.

Mirëpo koncentrimi në sulm bëri që Inter të bazoj lojën në kundër sulme.

Nagatome gjendet mirë në krahun e majt. Pasi dështon që të shënoj vet ai pason të Rodrigo Palacio.

Ai godet, Buffon mundohet ta pret por kot sepse topi përfundon në rrjetë.

Minuta e 88 e takimit dhe Juventus vazhdonte të sulmonte por minutat nuk mjaftojnë për ndonjë rikthim të rezultatit.

Inter kështu arrin që të thyej serinë pa humbje të Juventus, përderisa Juventus nuk e humb kreun e tabelës dhe mbetet në pozitën e parë me 28 pikë kurse Inter është i dyti me 27.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›