Salihaj largohet nga udhëheqja e LDK'së në Ferizaj
Adem Salihaj është larguar nga posti i kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj.
Kjo është bërë e ditur sot në Kuvendin e Punës të Degës së LDK'së në Ferizaj.
Salihaj ishte kandidat i LDK'së në zgjedhjet e fundit lokale, por rezultatet e votimeve patën nxjerr fitues kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu.