E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Benzema, bomber i gjithi i artë: ja fanella speciale pas triumfit

Një fanellë speciale e limituar për të celebruar Karim Benzema, fitues i freskët i Topit të Artë 2022. Adidas ka krijuar një fanellë të Real Madridit me emrin e sulmuesit francez dhe numrin 9 me ngjyrë ari. Brenda numrit ka edhe disa imazhe të të njëjtit lojtar, të shpërblyer në Theatre du Chatelet në Paris nga bashkatdhetari i tij Zinedine Zidane. Fanella është në dispozicion vetëm për një kohë të kufizuar.

Në filmin ‘Hand of Gold’ të prezantuar nga Adidas, fasha e Benzema në dorën e djathtë gjithashtu ndryshon nga e bardhë në të artë. “Asgjë nuk është e pamundur”. “Benzema? Jam i lumtur për të. Sipas mendimit tim ai është një miks midis Ronaldos dhe Zinedine Zidane. Mbrëmë ai mori vlerësimin e duhur si futbollisti më i mirë në botë: ishte koha, sepse ai ka qenë atje për të paktën 3 ose 4 vjet. Karim ka aftësinë të fillojë manovrën e sulmit, ashtu si Zidane, dhe ta finalizojë atë si Ronaldo brazilian”, tha presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, për sulmuesin francez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›