E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BE-ja merr vendimin: 100 mln Euro për të trajnuar ushtarakisht 15 mijë ukrainas

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë rënë dakord të ofrojnë trajnime ushtarake për 15,000 ushtarë ukrainas. Vendimi për Misionin e Ndihmës Ushtarake është marrë sot në një takim në Luksemburg, dhe do të ketë një kosto prej më shumë se 100 milion €.

Programi trajnues do të zhvillohet në territorin e BE-së dhe do të ketë një mandat për një periudhë fillestare dyvjeçare. Programi do të ofrojë “trajnim individual, kolektiv dhe të specializuar”, për forcat e armatosura të Ukrainës.

Një diplomat sugjeroi se do të duhen “disa javë të tjera” përpara se misioni të vendoset. Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se vendimi ishte “provë e qartë” se BE-ja do të qëndrojë në krah të Ukrainës “për aq kohë sa i nevojitet”.

Polonia pritet të presë shumicën e trajnimit aktual, ndërsa selia operative do të jetë në Bruksel. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›