E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protestoi kundër luftës në Ukrainë, largohet nga Rusia ish-gazetarja e televizionit shtetëror

Ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus, e cila protestoi kundër pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, është arratisur nga vendi pasi ishte vënë në listën e të kërkuarve.

“Marina Ovsyannikova dhe vajza e saj u larguan nga Rusia disa orë pasi u ikën nga vendi ku ajo ishte në arrest shtëpiak. Ata janë në Evropë tani”, tha avokati i saj, Dmitry Zakhvatov.

Ish-redaktorja në Channel One u bë titull në mediat botërorë në mars kur ndërpreu një transmetim të edicionit kryesor të lajmeve të mbrëmjes, duke mbajtur një poster ku lexonte “Jo luftë”.

Ajo u la në arrest shtëpie që nga gushti pasi mbajti një protestë e vetme pranë Kremlinit duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Putini është një vrasës. Ushtarët e tij janë fashistë.”

44-vjeçarja u akuzua për shpërndarjen e informacioneve të rreme në lidhje me forcat e armatosura ruse, një akuzë që mund të çojë në një dënim me 10 vjet burg./ The Guardian

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›