E Diel, 1 Nëntor 2026

Benzema e Gurkuf, frikë nga IrlandaIrlanda bëri një paraqitje të mirë në grupin e saj, duke qenë dy herë shumë afër fitores me kampionen në fuqi të botës, Italinë.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Franca e Rajmond Domenekut do të përballet këtë të shtunë në Dublin me përballë Irlandës së Xhovani Trapatonit, në takimin e parë midis tyre për një biletë në Afrikën e Jugut.

Yjet e Francës, Joan Gurkuf dhe Karim Benzema, pranuan se ata ndiejnë frikë nga përballja me Irlandën në plej-ofin për Kupën e Botës 2010.

Irlanda bëri një paraqitje të mirë në grupin e saj, duke qenë dy herë shumë afër fitores me kampionen në fuqi të botës, Italinë.

“Është një ndeshje për jetë a vdekje dhe unë e shikoj sfidën si shumë tërheqëse, dhe nëse do të tregohesha i ndershëm, ndjej pak frikë”, - tha ylli i Bordosë, 23-vjeçari Gurkuf, i cili në vitet e fundit është shndërruar në një lojtar kyç të Francës së Domenekut.

“Gjithsesi, e shoh këtë ndeshje si shansin për të rivendosur besimin e fansave dhe medieve të cilat janë kundër nesh. Ne duhet të jemi pozitivë rreth ekipin tonë kombëtar dhe tifozët do të jenë pas nesh aq gjatë sa ne do t’u japim diçka atyre”.

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema shtoi: "Le të jemi realistë. Gjendja e ekipit tonë Kombëtar nuk aq e shkatërruar siç e pikturojnë disa. Ne kemi më shumë lojtarë të talentuar se në shumicën e vendeve. Nëse ne do të jemi të përqendruar ne do të bëjmë më të mirën e Francës kundër Irlandës.

“Ne kemi diçka për t’u provuar kritikëve tanë dhe kjo na jep më shumë motivim. Gjatë kohës sime te Milani dëgjova shumë për Trapatonin dhe se çfarë trajneri i zgjuar është ai. Gjithkush thotë se ai është një dhelpër e vjetër e regjur. Unë parashikoj një ndeshje të vështirë dhe jo gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e parë”.

KUALIFIKUESET
E KUPËS SË BOTËS

ZONA EUROPIANE
NDESHJET PLEJ-OF

14 nëntor
Rusi-Sloveni
Greqi-Ukrainë
Portugali-Bosnjë
Irlandë-Francë

18 nëntor
Bosnjë- Portugali
Francë-Irlandë
Sloveni-Rusi
Ukrainë-Greqi
Numri i klikimeve - 2151
  E Enjte, 12 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›