E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni kërkon falje

Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni ka kërkuar falje pas largimit nga stadiumi në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes kundër Schalke 04 të shtunën e kaluar, pasi ishte zëvendësuar nga trajneri Louis van Gaal.

Kërkoj falje në respekt ndaj bashkëlojtarëve, klubit dhe tifozëve. Sjellja ime e papranueshme ishte diçka që nuk kam bërë kurrë më parë në karrierën time profesionale. Ky reagim ishte i motivuar nga zemërimi dhe mosmarrëveshjet e kaluara me trajnerin Van Gaal, tha Toni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›