Benzema mirëpret Lyonin

Shorti për rrethin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve ka sjellë një përballje të veçantë për Karim Benzeman, pasi ai do të udhëtojë me Real Madridin për t’u takuar me ish ekipin e tij në Olympique Lyon.
Benzema kaloi pesë vite me gjigantin francez pata transferimit në Real Madrid gjatë verës së shkuar për 35 milionë euro. Por, ai ka thënë se është i kënaqur që do të përballet me ish ekipin e tij.
“Të luaj kundër Lyonit ka rëndësi të madhe. Jam shumë i kënaqur që do të takohemi”, tha 22 vjeçari për të përditshmen sportive franceze L’Equipe. Benzema ka analizuar kundërshtarin e Realit, të cilin ai e njeh jashtëzakonisht mirë.
“Lyon do të jetë kundërshtar i vështirë. Ata janë ekip i përbërë nga futbollistë të mirë që kanë përvojë në Ligën e Kampionëve. Do të jetë vështirë, por ne do të kualifikohemi”, u shpreh ai.