Manchester United sytë nga Ozil

Real Madrid po mendon seriozisht shitjen e Mesut Ozil. Fantazisti turko-gjerman duket se është lënë në hije pas mbërritjes në "Santiago Bernabeu" të talentit spanjoll Isco dhe atij të uellsianit Gareth Bale (që pritet të prezantohet së shpejti).
Sipas asaj që shkruan "Daily Star", për ish yllin e Werder Bremen interesohen kampionët e Anglisë, Manchester United, të cilët i ofrojnë "Los Blancos" plot 35 milionë euro për kartonin e tij./indeksonline/