Benzema nuk i ndihmon gjyshes së sëmurë

Luan në njërin prej klubeve më të mëdha në botë, por nuk dëshiron të ndihmojë gjyshen e tij, në nevojë, ka raportuar YahooSport Italia. Gjyshja e sëmurë, nga ana e nënës, jeton në Lyon.
Me pensionin e saj ajo nuk arrin të mbulojë shpenzimet për të blerë barërat e nevojshme. Benzema kishte premtuar se do t’ia dhurojë 1500 euro në muaj, në mënyrë që ajo të blejë medikamentet e nevojshme, vetëm në rast se një shifër të tillë e dërgon edhe vajza e dytë e gjyshes, tezja e tij, Helen. Ajo jeton në Afrikën e Jugut, por ajo ka mbetur pa punë dhe konsiderohet 80 për qind invalide.
“Turp të ketë. Është dashur ta bëjmë publike, sepse kjo është e vetmja gjë ndaj së cilës është i dijshëm. Edhe ai, edhe prindërit e tij të cilët kanë harruar se prej nga e kanë prejardhjen. Janë çmendur nga paratë. Edhe kur luante në Lyon, ata kishin më tepër para, por në atë kohë unë isha e shëndoshë dhe punoja. I kam dërguar para gjyshes dhe nuk kishte problem. Tani jetoj nga pensioni i invalidit. Ajo është edhe gjyshja e tij, nuk e di se si ka zemër”, deklaroi Helen.