E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia në alarm për shkak të “Njësisë 400”

Shërbimet e inteligjencës në Turqi janë vënë në gjurmët e një rrjeti sekret, të mirë-organizuar dhe me lidhje me forcat elitare iraniane, Al-Quds, të cilët dyshohet se po përgatiten për kryerjen e një serie sulmesh në Turqi.

Sipas medieve britanike, që citojnë burime nga inteligjenca turke, në shënjestër të rrjetit mbeten hebrenjtë, të gjithë izraelitët dhe disa objektiva të tjerë perëndimorë.

Celula, që dyshohet se po “studion terrenin” në Turqi prej pak muajsh, është pagëzuar me emrin “Njësia 400”.

Mediat britanike hedhin dyshime se ky rrjet është i mirë-financuar dhe stërvitur nga autoritetet iraniane dhe forcat speciale të tyre. Megjithatë, nuk ka ende asnjë provë konkrete për ekzistencën e “Njësisë 400”, e aq më pak për përgatitjet e saj për ndërmarrjen e sulmeve terroriste kundër hebrenjve dhe Perëndimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›