E Shtunë, 31 Tetor 2026

City bën gati 60 milionë për blerje

Nga Express më 24 dhjetor 2010 në ora 11:03

Sheiku Mansour, pronar i Manchester Cityt, e ka ndërmend t’i bëjë dhuratë për festat e fundvitit skuadrës së tij.

Nga gushti i vitit 2008, miliarderi arab ka investuar rreth 420 milionë euro, ndërsa për afatin kalimtar të janarit ka bërë gati 60 milionë të tjerë.

Në nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi, City, i cili lufton për ta fituar titullin në Premierligë, ka realizuar vetëm nëntë gola.

Për këtë, Citizens po planifikojnë që të përforcohen në repartin e avancuar. Në Angli është rikthyer tema e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko, i cili është kapiten i Wolfsburgut.

Mirëpo, në Gjermani, objektivin e dikurshëm të Milan dhe Juventus e shohin më afër Bayern Munchenit, në fund të sezonit. Si alternativë të Dzekos, ekipi i Roberto Mancinit e ka sulmuesin e rrezikshëm, Hulk. Futbollisti aktualisht luan në Porto.

Ai është i fuqishëm fizikisht dhe i shpejtë. Këto janë karakteristikat që e veçojnë. Për t’i siguruar shërbimet e tij, City duhet t’i sakrifikojë jo më pak se 25 milionë euro, të cilat nuk janë ndonjë problem i madh për pronarin e këtij klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›