E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema ska problem me Mourinhon

Karim Benzema ka mohuar te kete ndonje problem me trajnerin e Real Madridit Jose Mourinho. Reprezentuesi francez ka veshtiresi te gjeje vend ne formacionin baze te Mourinhos pas ardhjes se portugezit ne Santiago Bernabeu.

Benzema shenoi golin e tij te pare kete sezon kur u inkuadrua nga bankina dhe realizoi ne fitoren 3-0 ndaj Espanyolit te marten. 22 vjecari eshte optimist se ze vend ne planet e Mourinhos ne Real.

Ne flasim shume se bashku. Nuk kam asnje problem me te tha Benzema per te perditshmen sportive franceze LEquipe. E di se i pelqej dhe se llogarit ne mua. Gjate seancave stervitore ai gjithmone eshte afer meje dhe me ben te jap maksimumin.

Ai eshte shume kerkues dhe per mua kjo eshte nje shenje e mire. Kjo do te thote se ai llogarit ne mua. Ndihem mire mentalisht dhe fizikisht. Jam i bindur se radha ime do te vjen. Me takon mua te jem vendimtar sa here qe me ofrohet nje mundesi. Edhe me vetem disa minuta perfundoi Benzema.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›