E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri i zhgenjyer

Debatik Curri eshte shume i zhgenjyer pasi e pesoi nje lendim te rende i cili pritet ta le ate jashte fushes se blerte rreth gjashte muaj pikerisht ne kohen kur ishte duke hyre ne formen me te mire.

Futbollisti kosovar eshte lenduar rende ne stervitjen e se merkures me ekipin e tij Genclerbirligi. Mjeket e klubit turk kane konstatuar se mbrojtesi i Kombetares se Shqiperise i ka keputur ligamentet e jashtme dhe te brendshme te gjurit te djathte dhe pritet te mungoje se paku gjate muaj.

Curri ka treguar se brenda kesaj jave do ti nenshtrohet nje operimi te detyrueshem derisa ndien keqardhje qe nuk do te mund ti ndihmoje skuadres se tij per nje kohe goxha te gjate.

Mjeket e klubit me kane thene se eshte nje ordinance e mire ne Turqi per tu operuar. Ndersa une po insistoj te operohem ne Belgjike. Jam duke u konsultuar me mjeket dhe do ta marrim nje vendim se ku do te operohem. Por eshte e sigurt se brenda kesaj jave do te operohem. Minimumi gjashte muaj pas operimit nuk do te mund te luaj ka deklaruar te enjten Curri per Express.

Me vjen shume keq qe e pesova kete lendim por ky ishte fati im. Koheve te fundit isha duke kaluar neper nje forme te mire. Me vjen shume keq per skuadren. Pervec meje edhe tre lojtare tjere te ekipit jane te lenduar dhe keto lendime mund te ndikojne negativisht ne rezultatet e skuadres vazhdoi ish futbollisti i Vorsklas.

Lendimi i Currit do ti dhembe shume edhe Kombetares shqiptare e cila ka shume nevoje per sherbimet e tij. Mungesa e tij do ti shkaktoje kokecarje Josip Kuzes i cili nga tash duhet te mendoje per zevendesin e Currit per ndeshjen e radhes qe do te zhvillohet ne kuader te kualifikimeve per Euro 2012.

Eshte e vertete qe kombetarja ka probleme me repartin defanziv. Megjithate besoj qe Kuze do ta gjeje zevendesuesin adekuat. Me vjen jashtezakonisht keq qe nuk do te mund te luaj por keshtu paska qene e shkruar. Une i uroj Shqiperise me te miren ndaj Bosnjes por edhe ne ndeshjet tjera me shprese qe shpejt do ti kthehem ekipit kombetar theksoi Curri.

Ai pohoi se pasi ka pesuar lendimin zyrtaret e Federates Shqiptare te Futbollit e kane telefonuar te cilet i kane shprehur keqardhje per lendimin e pesuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›