E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetem pese

Kur kane mbetur me pak se 24 ore deri ne perfundimin e afati te fundit per paraqitjen e pjesemarrjes ne garat e Superliges ne edicionin e ri vetem pese skuadra e kane konfirmuar pjesemarrjen ne Federaten e Basketbollit te Kosoves FBK.

Afati i fundit per tu paraqitur skuadrat tjera eshte dita e premte sot deri ne oren 1600.
Deri te enjten pasdite vetem Sigal Prishtina Trepca Peja Mitrovica dhe Kosova kane konfirmuar se do te marrin pjese ne garat e Superliges ne edicionin e ri.

Ne diten e fundit perkatesisht te premten pritet te paraqitet edhe Bashkimi e Kolegji EuroSport nderkohe akoma nuk dihet se a do te paraqitet apo jo edhe Bambi.

24 ore pa perfunduar afati Peja Sigal Prishtina Trepca Mitrovica dhe Kosova jane skuadrat e paraqitura ne FBK. Te premten pritet te paraqitet edhe Bashkimi e Kolegji EuroSport. Kurse per Bambin nuk kemi asnje informacion tha per Express komisari i Garave ne FBK Nazmi Pacarada.

Keshtu zgjerimi i Superliges ne dymbedhjete skuadra duket te jete i pamundur te behet te pakten per edicionin e ri gje qe synonte ta bente udheheqesia e re e FBK-se e prire nga kryetari i ri i saj Fatmir Gashi.

Megjithate te premten pasdite do te mblidhet Bordi i ri i FBK-se i cili pritet te qartesoje gjithcka. Pas mbledhjes bordi pritet te njoftoje saktesisht se sa skuadra do te garojne ne Superlige dhe kur do te filloje edicioni i ri.

Kampionati i ri ishte i parapare te nise me 2 dhe 3 tetor. Por fillimi i sezonit te ri sipas te gjitha gjasave do te shtyhet per dy jave nga Bordi i FBK-se pasi akoma palestrat neper Kosove nuk jane bere gati per ndeshje basketbolli saktesisht ndryshimi i dimensioneve ne parketet e tyre rregulla keto te reja te FIBA-s.

Kurshumliu sekretar i FBK-se

Gjyqtari i njohur kosovar Faton Kurshumliu te premten mund te emerohet sekretar i FBK-se ne mbledhjen e bordit te saj. Lajmin e ka bere te ditur nje burim i Gazetes Express brenda FBK-se. Sipas ketij burimi bordi vec ia ka ofruar kete detyre Kurshumliut. Por ky i fundit ka mbetur ta pranoje ose ta refuzoje oferten.

Kurshumliu aktualisht gjykon ndeshje basketbolli ne Gjermani. Nese pranon te kthehet ne Kosove bordi te premten do ta emeroje sekretar. Aktualisht ky eshte emri i vetem qe permendet per sekretar ka thene ky burim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›