E Diel, 1 Nëntor 2026

Barazimi OK

Selektori i Shqiperise Josip Kuze eshte duke i menduar edhe variantet e fundit para perballjes me Bosnjen dhe Hercegovinen qe do te zhvillohet ne Tirane me 8 tetor ne kuader te kualifikimeve per Euro 2012.

Strategu kroat ne nje interviste dhene gazetes boshnjake Nezavisne novine
e ka vleresuar lart kundershtarin te cilin e njeh jashtezakonisht mire.

Bosnja meriton respektin maksimal. Kane futbolliste jashtezakonisht te mire te cilet mund ta rrezikojne secilen kombetare. Megjithate ne luajme ne fushen tone ne kemi arritur disa rezultat solide ne ndeshjet e fundit dhe sigurisht se me 8 tetor ne Tirane presim rezultat pozitiv ka thene Kuze

Per ish trajnerin e gjigantit kroat Dinamo Zagreb rezultat pozitiv eshte gjithcka pervec humbjes.

Fitorja do te ishte ideale por edhe barazimi do te ishte i mire. Bazimi do te na linte ne trendin pozitiv te cilin e kemi. Varesisht prej rezultateve tjera ndoshta do te kishim mjaft pike per te mbetur ne pjesen e eperme te tabeles. Me vjen mire qe po e presim Bosnjen ne nje atmosfere te mire. Ekipi im pas barazimit me Rumanine dhe fitores minimale ndaj Luksemburgut ka shume vetebesim qe shpresoj se do te reflektoje ne ndeshjen kunder Bosnjes ka theksuar ai

Trajneri i ekipit kuqezi eshte munduar te mbledhe informata per ekipin kundershtar duke e percjelle nga tribunat ne Frankfurt ndeshjen Gjermani - Bosnje. Sipas Kuzes Bosnja ka edhe lojtare te tjere pervec Dzekos dhe Misimovicit nga te cilet duhet te pasur kujdes. E ata jane Ibricica dhe Pjanic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›