E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, 1muaj paraburgim për të arrestuarit e "Qyshkut"

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Dushica Ristic ka deklaruar se gjykatësi hetues ka dëgjuar të dyshuarit dhe ka nisur hetimin kundër tyre me dyshimin se kanë bërë krime lufte kundër popullatës civile.

Ajo tha se paraburgimi është caktuar për shkak të rrezikut të ikjes ose presionit te dëshmitarët.

Prokuroria për krime lufte e Serbisë ka njoftuar dje se kishte paraqitur kërkesën për fillimin e hetimeve kundër 26 pjesëtarëve të formacionit paramilitar “Shakali”, të Mbrojtjes territoriale dhe përbërjes rezervë të policisë për shkak të krimit në fshatin Qyshk të Pejës, më 14 maj të vitit 1999.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›