E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 4 shqiptarë të vdekur në 2 aksidente

Aksidenti i parë ka ndodhur në qytetin e Vicencës, ku kanë humbur jetën tre shqiptarë. Policia italiane ka zbuluar identitetin e dy prej viktimave, ndërsa i treti nuk dihet ende.

Agjencitë italiane të lajmeve bëjnë të ditur se viktimat janë Eljon dhe Arbër Berisha, kushërinj nga fshatrat e Durrësit, të cilët jetonin prej disa vitesh në Itali.

Të tre shqiptarët udhëtonin me një makinë tip Opel Vektra dhe janë përplasur me një Benz fuoristradë në të cilën udhëtonin 4 persona. Sipas policisë italiane, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa Opeli i shqiptarëve është ndarë më dysh.

Pa kaluar as tre orë nga aksidenti në Vizenca, dy persona, mes të cilëve një shtetas shqiptar, kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti automobilistik, ku një tjetër shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e kaluar në La Spezia. Sipas agjencisë ANSA, një makinë ka qenë duke udhëtuar në kundravajtje në urën mbi lumin Magra dhe pas vetëm disa qindra metrash u përplas me një makinë që po udhëtonte në drejtimin e përcaktuar. Si pasojë gjetën vdekjen 2 persona, një shtetas dominikan dhe një shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›