KQZ: Qemajl Mustafa (PDK) fitoi zgjedhjet në Gjilan
Rezultatet paraprake u dhanë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë pas mesnate.
“Sipas shënimeve, të cilat i kemi marrë nga Komisioni komunal i zgjedhjeve në Gjilan, rezultati është si vijon: Partia Demokratike e Kosovës, kandidati Qemajl Mustafa, ka fituar 20 mijë e 71 vota, gjegjësisht 58 për qind të votave; Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati Fatmir Rexhepi, ka fituar 14 mijë e 506 vota, gjegjësisht 42 për qind të votave”, tha zonja Nesrin Lushta, Kryetare e KQZ.
Ajo shtoi se KQZ-ja nuk ka ndonjë informatë për parregullsi ose incidente eventuale, të cilat do të ndikonin në procesin e zgjedhjeve.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Gjilan, sipas përfaqësuesve të KQZ-së, do të publikohen brenda kësaj jave.