Beograd: Nis gjykimi për sulmin ndaj ambasadës amerikane

12 të akuzuarit për djegien e ambasadës amerikane në Beograd, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pritet të dalin sot për të parën herë para Gjykatës së Lartë në Beograd.
Ata akuzohen për kërcënim të përgjithshëm të sigurisë.
Sipas aktakuzës të dyshuarit akuzohen se me 21 shkurt 2008, rreth orës 18h30 në rrugën Knez Millosh në Beograd, kanë shkuar në mënyrë të organizuar deri te ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe e kanë gjuajtr me koktej mollotov, gurë, dhe gjësende tjera, duke shkaktuar zjarrvënie.
Të njëjtit akuzohen edhe për sulme ndaj ambasadave të Kroacisë dhe Gjermanisë, transmeton rel.
Edhe pse një person kishte vdekur në këto incidente, të dyshuarit nuk ngarkohen me këtë rast, pasi obduksioni i viktimës nuk kishte treguar shenja dhune./Indeksonline/