E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd, strehë për homoseksualët e dëbuar nga familja

BEOGRAD–Autoritetet në Beograd bënë të ditur se në qytet është duke u përgatitur një strehë për homoseksualët e refuzuar nga familjarët e tyre.

Kryetari, Dragan Xhillas, e quajti "të turpshëm" refuzimin që prindërit u bëjnë fëmijëve për shkak të orientimit të tyre seksual.

Homofobia vazhdon të jetë një fenomen i përhapur në Serbi edhe pse qeveria kërkon mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve si pjesë të reformave të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Një grup që lufton për të drejtat e homoseksualëve në Serbi njoftoi, përmes një raporti të publikuar të premten, se më shumë se 100 persona janë lënduar në përplasjet e dhunshme gjatë paradës së homoseksualëve në vitin 2010.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›