Obama ka 1 milion dollarë në bankën “JPMorgan Chase”
WASHINGTON - Të dhënat financiare për vitin 2011, të publikuara nga Shtëpia e Bardhë, tregojnë se Barak Obama ka nga 500.000 dollarë në 1 milion dollarë në bankën “JPMorgan Chase”, në llogarinë e tij private.
Publikimi i këtyre të dhënave erdhi një një kohë kur ka lajme të debatueshme mbi sigurinë e kësaj banke, me deklarimin e humbjeve të fundit prej 2 miliardë dollarësh.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim mbi humbjet e kësaj banke. Obama tha këtë javë se “JPMorgan” ishte “një nga bankat më të mirë menaxhuara”, me gjithë humbjen që ka pësuar.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se as Presidenti, as zv.Presidenti nuk kishin konflikt interesi. “Kjo është një llogari e përdorur nga Presidenti dhe zonja e parë. Është ekuivalenti i një numri për kontrollin e llogarisë dhe interesave të disponueshëm si në shumë institucione të tjera financiare”, - bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)