E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali, anulohen 300 fluturime për shkak të një greve

LISBONË- Trafiku ajror në Portugali vazhdon të jetë i blluar edhe sot, për të dytën ditë radhazi për shkak të një greve të kontrollorëve ajrorë që duhet të kryenin rreth 300 fluturime, sipas menaxherit të aeroporteve ANA.

Rreth 290 fluturime duhet të ishin kryer, mes anulimeve dhe shtyrjeve duke nisur nga aeroportet e Lisbonës, Portos, Faro dhe Açores dhe 20 të tjerë me nisje nga Madera, theksoi ANA.
Kompania ajrore kombëtare TAP kishte parashikuar anulimin e rreth 50 fluturimeve, sipas agjencisë së lajmeve Lusa.

Një ditë më parë, rreth 200 fluturime u ndërprenë për shkak të kësaj greve të kontrollorëve ajrorë që ndërprenë punën tre herë në ditë për një afat kohor prej dy orësh nga ora 06:00 deri në 08:00 GMT, nga ora 13:00 deri në 15:00 GMT dhe më pas nga ora 20:00 deri në 22:00 GMT.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›