E Diel, 1 Nëntor 2026

Buçkovski: Politika me Kosovën, si lojë pas kuintave të Maqedonisë e Serbisë

Shkup, 25 gusht, NOA - Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, e ka kritikuar qëndrimin e presidentit dhe qeverisë së vendit të tij lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

Ai e ka cilësuar politikën e Shkupit si "një lojë që po zhvillohet prapa kuintave mes Maqedonisë e Serbisë".
"Unë nuk mund të kuptoj cila është politika e Maqedonisë ndaj shtetit të Kosovës. Përmirësimi i marrëdhënieve me Beogradin më bën të mendoj se në prapaskenë zhvillohen disa lojëra serbo-maqedonas", ka thënë Buçkovski.
Ky reagim i ish-kryeministrit maqedonas vjen pas deklaratës së presidencës së Maqedonisë se marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën nuk do të vendosen para përfundimit të procesit të demarkacionit të kufirit midis dy vendeve.
Kjo deklaratë bie ndesh me pohimet e një jave më parë të qeverisë së Maqedonisë, e cila pati kumtuar se Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.
Sipas qeverisë maqedonase demarkacioni i kufirit ka përfunduar me sukses. Të gjitha shtyllat kufitare janë nënshkruar nga komisioni maqedono-kosovar për demarkacionin e kufirit, kurse i gjithë procesi është realizuar në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›