E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetë anëtarë të PS-së kërkesë për mbledhjen e Kryesisë

Kërkesa e tetë firmëtarëve është depozituar në sekretariatin e PS-së, dhe tani është në pritje të një përgjigjeje për mbledhjen. Firmëtarët e kërkesës janë: Arben Malaj, Ben Blushi, Eva Allushi, Andis Harasani, Saemira Pino, Mimoza Hafizi dhe Edlira Haxhiymeri, e cila është edhe përfaqësuese e këtij grupimi.

Në kërkesë përfshihen edhe pikat në të cilat do të bazohet zhvillimi i mbledhjes së Kryesisë, mes të cilave edhe kërkesa për përfshirjen në rendin e ditës së Kongresit të disa ndryshimeve në statutin e Partisë Socialiste.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›